
Për një kohë të gjatë tashmë thuhet se Apple është duke punuar në dy
versione të reja të iPhone 6, modele të cilat do të dallohen lehtë nga
paraardhësit e tyre për shkak të ekranit më të madh.
Thashethemet e mëparshme sugjeronin se Apple mund të rrisë
çmimin e gjeneratës së re të iPhone, i cili mund të jetë pak më i
shtrenjtë në krahasim me modelin aktual iPhone 5s - i cili edhe
aktualisht ka një çmim të lartë, në shumë tregje.Sipas një raporti të ri thuhet se modeli i iPhone 6 me ekranin prej 4.7-inç do të kushtojë 750 euro, ndërsa modeli i iPhone 6 me ekranin prej 5.5-inç do të ofrohet për një kosto edhe më të lartë, ose rreth 950 euro.
Këto çmime janë shumë të larta, dhe fatkeqësisht ato do të mund të jenë të vërteta.
Raporti që i ka dhënë këto çmime ka cituar burime të operatorit mobil spanjoll Telefonica, të cilat sugjerojnë se çmimet e lartpërmendura janë të mundshme, edhe pse thuhet se operatori mobil është në bisedime me Apple, dhe ka shansa që çmimet të lirohen pak për përdoruesit e telefonisë së madhe mobile.
Edhe çmimet e iPhone 6 në SHBA thuhet se do të jenë të ngjashme, dhe do të sillen në një rang të njëjtë, prej 750-950 dollarë, pasi që edhe modeli aktual iPhone 5s është në dispozicion për 649 dollarë për versionin e lirë pa kontratë, dhe me16GB memorie të brendshme.
No comments:
Post a Comment