Tuesday, September 2, 2014

Rrjedhin pamjet jozyrtare të Samsung Galaxy Note 4

Rrjedhin pamjet jozyrtare të Samsung Galaxy Note 4
Samsung Galaxy Note 4 është njëra ndër pajisjet mobile për të cilat është folur dhe është pritur gjatë. Samsung tani me sa duket e ka bërë gati për prezantin fabletin e saj të ri, pamjet e të cilit tashmë kanë rrjedhur online.

Thashethemet e fundit sugjerojnë se Samsung Galaxy Note 4 do të ketë disa ngjashmëri me Galaxy Alpha, ndërsa pamjet e para jozyrtare të këtij fableti shfaqin pamje të cilat janë përfolur edhe më parë për Samsung Galaxy Note 4.
Samsung Galaxy Note 4 është thënë se do të vijë me ekranin me diagonalen prej 5.7-inç me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve.
Si gjithnjë, fableti pritet të vijë në dy versione: njëri që sjell procesorin Snapdragon 805, dhe tjetri me procesorin e Samsung Exynos 5 (Exynos 5433).
Karakteristikat tjera të fabletit të ri të Samsung përfshijnë edhe 3GB RAM, 32GB memorie të brendshme, portin për microSD, sensorin për gisht, kamerën e pasme me 16MP, dhe Android 4.4 KitKat, si sistemin e saj operativ.
Samsung e ka planifikuar një ngjarje më 3 shtator, në të cilën kompania pritet ta prezantojë Galaxy Note 4.

iPhone 6 do të ofrojë edhe pagesa mobile

iPhone 6 do të ofrojë edhe pagesa mobile
Apple iPhone 6 do të debutojë edhe me shërbimin e pagesave mobile në distancë, të cilin do ta ofrojë në bashkëpunim me MasterCard, Visa

Raportohet se Apple do të tentojë ta shndërrojë telefonin e saj më të ri - iPhone 6 në një kuletë mobile, iniciativë të cilën do ta realizojë në marrëveshjeve me kompani të mëdha të tilla si MasteCard dhe Visa, thuhet sipas disa raporteve të besueshme të informacionit.
Iniciativa e Apple për transformimin e funksionalitetit të saj të sigurisë të cilin e njohim si TouchID në një shërbim të pagesave mobile ka qarkulluar për disa kohë, por publikimi i sotshëm nga Bloomberg pretendon se kjo gjë patjetër se do të ofrohet në gjeneratën e re të iPhone, i cili pritet të prezantohet më 9 shtator.
Bloomberg citon burimet e saj të afërta për të cilat thotë se janë të njohura mirë me situatën, dhe të cilat zbulojnë se Apple ka nënshkruar marrëveshje me disa lojtarë kyç të industrisë, duke përfshirë emrat e mëdhenj sikurse Visa, MasterCard, dhe American Express, si dhe bankat e mëdha dhe rrjete të mëdha të shitësve.
Apple thuhet se do të zbulojë shërbimin e ri bashkë me lansimin e iPhone 6.

Zbulohen detajet e HTC Desire 820

Zbulohen detajet e HTC Desire 820


HTC pritet ta lansojë modelin e ri të telefonit, HTC Desire 820 në panairin e IFA këtë javë, ndërsa ky telefon pritet të jetë i pari në Android që mbështet procesorin 64-bit.

Por, kjo nuk është e vetmja, pasi që tani me sa duket në internet kanë rrjedhur pamjet e HTC Desire 820, bashkë me disa informacione rreth telefonit.
HTC Desire 820 thuhet se do të vijë me procesorin 8 core 64-bit Qualcomm Snapdragon 615, si dhe Adreno 405 GPU dhe 1.5GB RAM.
Procesori 64-bit nga Qualcomm, Snapdragon 615 do të sjell procesorin quad core ARM Cortex A53 në 1.7GHZ, dhe atë quad core A53 në 1.0GHz.
Karakteristikat tjera të HTC Desire 820 përfshijnë edhe ekranin e madh me 5.5 inç në HD me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, si dhe dy kamera.
HTC pritet të zyrtarizojë modelin HTC Desire 820 në një konferencë shtypi, më 4 shtator.

Sensori i vënë në sy do të monitoroj glaukomën

Sensori i vënë në sy do të monitoroj glaukomën
Shkencëtarët kanë propozuar një mënyrë të re të kontrollit të syrit, përmes një sensori që kontrollon ndryshimet.

Regjistrimi i këtyre ndryshimeve do të bëhen nga telefoni i zgjuar, ndërsa do të ndihmoj në verifikimin e hershëm të glaukomës dhe të parandaloj verbërinë.
Glaukomë quhet një grup i sëmundjeve të syrit, që mund të shërohen, ndërsa nëse nuk intervenohet në ato, pasojat mund të jenë shumë të mëdha.
Rreth 65 milion njerëz preken çdo vit nga sëmundje të lehta të syrit, ndërsa vetëm një e treta e tyre kërkojnë ndihmën e mjekut.
Pjesa tjetër nuk kontrollohen me rregull dhe sëmundjet e lehta që kanë në sy, bëhen serioze dhe të pashërueshme.
Me pajisjen e re, në të cilën janë duke punuar shkencëtarët e Universitetit Stanford, besohet se do të zbulojë shumë më lehtë sëmundjet në sy.

Merren vesh karakteristikat e Sony Xperia Z3

Merren vesh karakteristikat e Sony Xperia Z3
Deri më tani në internet janë shfaqur disa pamje të Xperia Z3 Compact, ndërsa tani online janë publikuar disa detaje të reja për Sony Xperia Z3. Në fakt, edhe një foto prototip për Sony Xperia Z3 ka rrjedhur online, dhe në të shihen të gjitha karakteristikat e listuara.

Nëse këto pohime rezultojnë të vërteta, atëherë pajisja do të vijë me ekranin prej 5.2 inç në HD Triluminous IPS me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve.
Sony Xperia Z3 gjithashtu sjell quad core Qualcomm Snapdragon 801 me 2.5GHz, plus 3GB RAM me 16GB.
Telefoni gjithashtu do të vijë me portin për microSD për zgjerim, i cili do të mbështesë memorien deri në 128GB, dhe dy kamera në të.
Kamera e përparme e Sony Xperia Z3 do të sjell 2MP të Sony Exmor R, ndërsa ajo e pasme me 20MP me 4K video.
Lidhjet e Sony Xperia Z3 përfshijnë rrjetet WiFi, Bluetooth dhe NFC, ndërsa rangimet si IP55/IP58 nënkuptojnë se telefoni do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit dhe bateria do të jetë me 3100 mAh.
Me sa duket, Sony Xperia Z3 do të jetë në dispozicion në tri ngjyra, të zezë, të bardhë dhe ngjyrë bakri, dhe lansimi i tij pritet të ndodhë në panairin e IFA-së në Berlin.

Monday, September 1, 2014

Rrjetet sociale po na ‘mbyllin gojën’

Rrjetet sociale po na ‘mbyllin gojën’
A do të postoni ndonjë qëshje politike në Facebook, apo ndonjë qëndrim tuajin në Twitter, pa menduar se do të kritikoheni nga të tjerët.

Një studim i bërë nga ‘Qendra për Hulumtime Pew’ dhe Universiteti Rutgers, tregon se çdo ditë e më shumë njerëzit po mbyllen në vete duke mos dashur të flasin për tema ‘të nxehta’.
Në hulumtimin e bërë me 1.801 respondent, ka rezultuar se shumë nga ata nuk do të postonit qëndrimet e tyre në rrjetet sociale dhe do ti mbanin si opinione vetëm për vete.
Vetëm 42% kanë thënë se do të diskutonin për qështje që i shqetësojnë, kurse 86% nga ata mendimet e tyre do ti mbanin vetëm për vete.
Respondetntë e këtij hulumtimi që janë të gjithë të rritur, kanë thënë se e njëjta gjë ndodhë edhe jashtë rrjeteve sociale, kur ata janë me familje apo shoqëri.
Sipas drejtuesve të këtij hulumtimi, thuhet se kjo është një ‘Spirale e Heshtjes’ që bënë njerëzit të mos flasin, pasi mendojnë se mendimet e tyre janë unike dhe që kritikohen nga të tjerët.

Apple ka patentuar dyqanet në formë kubi të mbështjella me xhama


Apple ka patentuar dyqanet në formë kubi të mbështjella me xhama

Zyrtarët e kompanisë, kanë njoftuar që dyqanet në formë kubi që janë në tërë anët të mbështjellë me xhama, i përkasin vetëm Apple.

Të gjitha objektet tjera që do ndërtohen në këtë formë, duhet së pari të marrin lejen nga kompania e pajisjeve teknologjike.

Aplikimi për këtë patentë, ishte bërë nga kompania në tetor të vitit 2012, ndërsa është aprovuar më 26 gusht të këtij viti.
Ndër krijuesit e këtij objekti të mbështjellë në xhama, është edhe themeluesi i Appla Steve Jobs.